Gjithçka që duhet të dini për 45
organet dhe pjesët e trupit tuaj!
Funksioni që kryejnë ato në organizëm. Bashkëveprimi i tyre me njëri-tjetrin Është shumë e rëndësishme për të gjithë ne që ta njohim sa më mirë trupin tonë. Kjo do të na ndihmonte mbi të gjitha për mënyrën se si duhet të veprojmë kur ndjejmë një dhimbje diku, pasi do të dallonin se nga cili organ vinte. Një informim i mirë për trupin do të ishte edhe një mënyrë më e mirë për kurimin e sëmundjeve. Trupi i njeriut është si një makinë dhe shumë gjëra funksionojnë si një zinxhir. Njeriu është një primat dykëmbësh që i përket llojit gjitar të Homo sapiens (latinisht “njeri i ditur” ose “njeri i mençur”) nën familjen e homicideve. Njeriu ka një tru tejet të zhvilluar të aftë për arsyetim abstrakt (përnxjerrës), gjuhë dhe brendashikim. Kjo, së bashku me një mbajtje të drejtë të trupit që çliron gjymtyrët e tij të sipërme për përdorimin e sendeve, e ka lejuar njeriun të përdorë gjerësisht vegla më shume se çdo lloj qenieje tjetër. Si pothuaj të gjithë primatët, njeriu është nga natyra i shoqërueshëm. Sidoqoftë, njeriu është mjeshtër në përdorimin e sistemeve të komunikimit për vetë-shprehje dhe shkëmbim mendimesh. Njeriu është qenia më e koklavitur e zhvillimit natyror. Anatomia e njeriut si krijesë në tokë dallon shumë krahas krijesave të tjera edhe pse ka ngjashmëri në pjesë të veçanta me ndonjë grup të krijesave të cilat jetojnë në tokë. Në suplememtin e sotëm të gazetës “Albania” ju do të mësoni gjithçka për organet e trupit tuaj si: ku janë të vendosura, si përbëhen, si bashkëveprojnë me njëri-tjetrin etj. Janë plot 45 organe të cilat përveçse kryejnë një funksion specifik në organizëm kanë bashkëveprim edhe me organet e tjera. Elementi më dallues, nga krijesat tjera në tokë, është struktura e tij trupore si ajo e sistemit skeletor ashtu edhe ajo e sistemit muskulor e nervor që mundësojnë qëndrimin e tij në dy gjymtyrë, pra në pozitë vertikale, në këmbë. Këtë veti mund ta arrijnë disa kafshë për një kohë të caktuar, por nuk është veti e tyre, sepse edhe pse ndoshta sistemi i tyre muskular përqendrohet në zhvillimin e vet për lëvizje vertikale (ose të inicuar vertikale) prapë se prapë sistemi skeletor dhe nervor mbeten të tillë që dëshmojnë për një qëndrim horizontal. Çfarë ka në trupin e njeriut Qelizat Në trupin e njeriut ka afërsisht 100 trilion qeliza. Çdo minutë vdesin rreth 300 milion prej këtyre qelizave. Në qoftë se organizmi i trupit nuk do t’i zëvendësonte në mënyrë të vazhdueshme ato, të gjitha qelizat e trupit do të vdisnin për 230 ditë. Uji Uji përbën rreth 69 për qind të trupit të njeriut. Nëse nga një njeri me peshë 73 kg do të largohej i gjithë uji që përmban trupi i tij, atëherë ai do të peshonte vetëm 29 kg. Elementet Në trupin e njeriut, përveç ujit, ndodhen edhe shumë lëndë të tjera. Një njeri me trup normal përmban aq yndyrë sa për të prodhuar shtatë kallëpe sapuni, sheqer aq sa për të mbushur një kavanoz, kripë sa për të mbushur gjashtë kripore, karbon sa për të prodhuar 9000 lapsa plumbi, fosfor sa për të prodhuar 2200 fije shkrepëse, hekur sa për të bërë një gozhdë 25 mm, një lugë squfur dhe 30 gram metale të tjera. Gjaku Nëse qelizat e gjakut do të vendoseshin njëra pas tjetrës, ato do të formonin një varg me gjatësi 96500 km, pra aq të gjatë sa për t’i rënë rreth e qark, botës më shumë se dy herë. Koha që i nevojitet një rruaze të bardhë të gjakut për të shkuar nga zemra në kokë, është 10 sekonda, ndërsa nga këmba në kokë 1 minutë. Kështu, brenda një dite, kjo rruazë e bardhë gjaku bën 1000 vajtje-ardhje në trupin e njeriut. Mendohet se marrja e gjakut mënjanon shqetësime të ndryshme në trupin e njeriut. Kështu, dihet që mbreti Frederik, për t’u qetësuar, përpara betejës, merrte gjak. Ndërsa Luigji i XIII-të, brenda 6 muajve, ka bërë 47 marrje gjaku nga trupi i tij. Lëkura Trashësia e lëkurës së trupit të njeriut ndryshon sipas vendit. Në kapakët e syve, kjo trashësi, është vetëm 0.5 mm, ndërsa në shputën e këmbës arrin gati 0,5 cm. Në çdo 250 cm2 lëkurë ka 19 milion qeliza, 60 qime, 90 qeliza yndyrore, damarë me një gjatësi prej 570 cm, 650 qeliza të djersitjes dhe 19 mijë qeliza ndjesore. Lëkura është ajo pjesë e trupit që zë më shumë vend dhe, megjithatë, peshon vetëm 2.7 kg. Nga trupi i njeriut, gjatë jetës së tij, bien mesatarisht rreth 18 kg lëkurë. Muskujt Kur marrim një laps, në këtë veprim marrim pjesë të paktën 12 çifte muskujsh, kur hedhim një hap, 200 çifte, kur rrudhim vetullat, 43 çifte dhe kur buzëqeshim, 17 çifte muskujsh. Pesha e muskujve të një burri është sa 40 për qind e peshës së tij, ndërsa te gruaja kjo arrin në 35 për qind. Muskuli më i madh në trupin e njeriut është muskuli “glutaeus maximus” (muskuli i të ulurit), ndërsa muskuli më i vogël “musculus tensor tympany”, që ndodhet brenda veshit. Zemra Zakonisht zemra jonë bën 60-70 rrahje në minutë, mesatarisht rreth 2-3 miliard rrahje gjatë gjithë jetës. Zemra pompon gjakun në një rrjet damarësh, (enësh gjaku), me një gjatësi të përgjithshme prej 120 mijë km. Gjatësia e këtij rrjeti e rrethon botën tre herë. Sa më e madhe që të jetë mosha e një njeriu, aq më e ngadaltë është rrahja e zemrës së tij. Zemra e një foshnje bën 130 rrahje në minutë, e një fëmije tre vjeçar 100 rrahje dhe zemra e një 12-vjeçari 90 rrahje në minutë. Kockat Para lindjes dhe në fëmijëri kockat janë të buta. Forcimi i tyre vazhdon deri në moshën 25 vjeç. Fëmijët e porsalindur kanë 350 kocka, të cilat, me kalimin e kohës, bashkohen midis tyre. Në trupin e një njeriu të rritur ndodhen 206 kocka dhe skeleti i tij peshon 76 kg. Kockat përbëhen 70 për qind nga lëndë minerale dhe 30 për qind nga material organik, qeliza të gjalla. Rritja Trupi i njeriut në çdo natë rritet afërsisht 1 cm, gjatësi të cilën e humbet ditën. Rritja gjatë natës shpjegohet me faktin se trupi, duke qenë i shtrirë i shmanget veprimit të forcës së gravitetit mbi disqet e kërceve të skeletit. Kërkimet dhe zbulimet e fundit tregojnë se fëmijët e porsalindur, 63 ditët e para, nuk rriten, por pas 63 ditëve, fillojnë të zgjaten nga 1 cm çdo ditë. Kjo sjell si pasojë nevojën e shtimit të vrullshëm të qelizave dhe, nga kjo, fëmijët kanë një uri të përhershme dhe për këtë bëhen grindavecë. Në këtë periudhë prindërit duhet të jenë mjaft të kujdesshëm. |
|
![]() ![]() ![]() Sistemet Skeleti Muskulatura Qarkullimi i gjakut Sistemi nervor Sistemi tretës Frymëmarrja Intuita Lëkura Shqisat Shikimi Dëgjimi Nuhatja Shija Prekja Pjesët e trupit Koka Syri Buzët Flokët Veshi Hunda Dhëmbi Goja Gjuha Qafa Trupi Kraharori Barku Shpina Prapanica Gjymtyrët Shpatulla Krahu Dora Gishti Gjuri Këmba Lëkura |
|
ANATOMIA E ABDOMENIT Pozita anatomike e abdomenit Nën kafazin e kraharorit dhe Mbi zgavrën e komblikut (pelvis) Nuk ka mur kockor Ka mjaft muskuj dhe fasha Organet abdominale Lukthi (stomak) Mëlçia (hepar) dhe fshikëza e tëmthit (gall bladder) Shpretka (spleen) Pankreasi (pancreas) Zorra e hollë Zorra e trashë Veshkat dhe ureteret Peritoneumi Cipa mbështjellëse e zgavrës së barkut Ka dy fletë: Peritoneumi parietal Peritoneumi visceral Nuk i mbulon të gjitha organet abdominale Retroperitoneumi - pjesa e abdomenit e pambuluar me peritoneum |
|
![]() 1. Ezofagu (ESOPHAGUS) Organ gypor Shtrihet nga fundi i faringut e deri te hyrja në lukth Përfshinë regjionin e qafës dhe kafazin e kraharorit Përfundon në zgavrën e barkut - në lukth Është organ i butë Anatomikisht i vendosur prapa trasesë Prapa tij ndodhet aorta torakale dhe boshti kurrizor Bën pjesë në organet e tretjes 2. Lukthi (STOMACH) Organ zgavror I vendosur në anën e majtë të abdomenit, menjëherë nën diafragmë Ka formën e dardhës së kthyer poshtë Ka katër pjesë: Kardia Fundus Trupi Pilorusi Ka dy ngushtica - sfinktere Sfinkteri ezofageal Sfinkteri pilorik Pjesa e jashtme - e lëmuar Pjesa e brendshme - e rrudhosur Furnizohet me gjak nga arteria gastrike - degë e trungut celiak Funksioni i lukthit Organ i tretjes Prodhon acid (thartirë) 3. Zorra e hollë (SMALL INTESTINES) Organe të zgavërta, vazhdojnë prej lukthit Janë të lokalizuara në pjesën e përparme të abdomenit Janë shumë të gjata – 150 cm përafërsisht Pjesët përbërëse të zorrës së hollë Zorra dymbëdhjetëgishtore - duodenumi Jejunumi Ileumi Duodenumi Pjesa fillestare e zorrës së hollë E gjerë dhe e shkurtër Ka katër pjesë: Pjesa e sipërme është e vendosur anash lukthit Pjesa zbritëse është tërësisht retroperitoneale në pjesën e pasme të saj derdhet tëmthi. Ky vend duket si një e ngritur në mur dhe e përmban një sfinkter (ngushtues) që quhet sfinkteri i Odit (the sphincter of Oddi) Pjesa horizontale Pjesa ngritëse është pjesa përfundimtare e cila vazhdon me Jejunum Jejunumi dhe ileumi Jejunumi Më i shkurtër (2/5 e zorrës) Muri më i trashë Më i gjerë (4 cm) Ka rrudha rrethore I vendosur lart - ana e majtë Ileumi Më i gjatë Muri më i hollë Më i ngushtë Nuk ka rrudha rrethore I vendosur poshtë - ana e djathtë Zorra e hollë përfundon me valvulën ileocekale Furnizohet me gjak nga arteria mezenterike e sipërme |
|
4. Zorra e trashë (LARGE
INTESTINE - COLON)
Pjesa përfundimtare e organeve të tretjes E ngjashme me zorrën e hollë, por dallon me: Shirita (tenie) Fryrje (haustra) Pjesët e zorrës së trashë Zorra qorre - cecum Krimbthi - appendix Pjesa ngritëse - ascending colon Pjesa tërthore - transverse colon Pjesa zbritëse - descending colon Pjesa sigmoide - sigmoid colon Zorra e drejtë - rectum Anusi - anus Zorra e trashë përfundon me dy ngushtica - sfinktere: Të vullnetshëm Të pavullnetshëm 5. Mëlçia (LIVER) Organi më i madh në organizëm Pjesa më e madhe e saj ndodhet në anën e djathtë, menjëherë nën diafragmë Merr formën e diafragmës Bie në kontakt me organet si: Lukthi Duodenumi Fshikëza e tëmthit Zorra e trashë Ka dy faqe: Faqen diafragmatike Faqen viscerale Pjesa e pambuluar me peritoneum - zona e zhveshur (bare area) Nëpër zonën e zhveshur përcillen infeksionet dhe tumoret nga mushkëria e djathtë Ka katër lobe anatomike: Lobin e djathtë Lobin e majtë Lobin katror dhe Lobin bishtor (mbi portën e mëlçisë) Furnizohet me gjak përmes arteries së përbashkët të mëlçisë (degë e trungut celiak) Funksioni i mëlçisë Përpunimi i lëndëve të ndryshme të organizmit Prodhimi i faktorëve të koagulimit Detoksikimi i helmeve Prodhimi i vrerit 6. Fshikëza e tëmthit (GALLBLADDER) Është organ i vogël I vendosur në faqen viscerale të mëlçisë Përbëhet nga: Fundi (fundus) Trupi (body) Qafa (neck) Qëndron në marrëdhënie të ngushtë me mëlçinë, pjesën e tërthortë të zorrës së trashë (transverse colon) dhe me zorrën dymbëdhjetëgishtore (duodenum) Furnizohet me gjak përmes arteries së fshikëzës (cystic artery) Vreri tëmthit Prodhohet në mëlçi dhe fshikëz të tëmthit Nga mëlçia mblidhet nga kanali i majtë dhe i djathtë i mëlçisë (right and left hepatic ducts) Këto dy kanale bashkohen dhe formojnë kanalin e përbashkët të mëlçisë (common hepatic duct), i cili pasi të bashkohet me kanalin e fshikëzës së tëmthit (cystic duct) merr emrin kanali i përbashkët i tëmthit (common bile duct) Ky kanal pastaj shkon deri te pjesa e pasme e duodenumit ku derdhet bashkë me kanalin kryesor pankreatik (main pancreatic duct) 7. Shpretka (SPLEEN) E vendosur në anën e majtë të abdomenit Shtrihet nga brinja e IX e deri te brinja e XI Bie në kontakt me lukthin, veshkën e majtë dhe zorrën e trashë Ka dy faqe: Faqen viscerale Faqen parietale Hyrja në shpretkë - ilium Në prerje ka ngjyrë të kuqe të mbyllur 117 8. Pankreasi (PANCREAS) Organ tek i vendosur në zgavrën e barkut Anatomikisht lokalizohet nën lakesën e madhe të lukthit, anash shpretkës dhe mbi duodenum Pankreasi përbëhet prej tri pjesëve kryesore: Kokës (head) Qafës (neck) Trupit (body) Bishtit (tail) Në mes të pankreasit shtrihet kanali kryesor pankreatik (main pancreatic duct) Kanali kryesor pankreatik derdhet së bashku me kanalin e përbashkët të vrerit në duodenum Dëmtimi i pankreasit shkakton diabetin 9. Veshkat (KIDNEYS) Janë organe çifte Të vendosura në retroperitoneum, në dy anët e zgavrës së barkut Anatomikisht lokalizohen në pjesët anësore të pasme të abdomenit Veshka e majtë është e vendosur prapa shpretkës, pankreasit dhe lukthit, ndërsa e djathta prapa mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit Veshkat Kanë formën e fasules Përbëhen prej dy shtresave: Korteksit (kores) Medules (palces) Janë të mbështjella me një shtresë yndyrore dhe me një kapsulë (cipë e cila shkolitet) Nga pjesa e mesme e saj dalin kanalet e urinës - ureteret Furnizimi i veshkave me gjak Veshkat ushqehen nga arteriet renale – janë degë e drejtpërdrejtë e aortës abdominale 10. Ureteret (URETERS) Janë poashtu organe çifte, gypore Shtrihen nga hyrja në veshka e deri te hyrja në fshikëzën e urinës Ato anatomikisht janë të vendosura në pjesët anësore të trupit dhe në fund dalin përpara Kanë mure të holla dhe elastike, shërbejnë për përcjelljen e urinës deri në fshikëz 11. Gjëndrrat mbiveshkore (ADRENALS - GLANDULA SUPRARENALIS) Janë organe çifte Të vendosura mbi veshka, në të dyja anët Janë të vogla dhe kanë ngjyrë portokalli Kane formë afërsisht trekëndëshe |
|
ANATOMIA E KAFAZIT TË KRAHRORIT
12. Kafazi i Kraharorit I vendosur në pjesën e mesme të trupit; mes qafës (neck) dhe barkut (abdomen) Me barkun e ndan diafragma Me qafën ka komunikim direkt Ndërtimi i kafazit të kraharorit Skeleti Brinjët (ribs) Dërrasa e gjoksit (sternum) Pjesa torakale e shtyllës kurrizore Organet: Trakea (trachea) Bronket (bronchi) Mushkëritë (lungs) Zemra (heart) Enët e gjakut (blood vessels) Pjesa torakale e ezofagut Pleura (pleura) Perikardi (pericardium) Brinjët (ribs) Organe ashtërore Shtrihen prej vijës së mesme të shpinës deri te vija e mesme e përparme Janë 12 palë brinjë Nuk lidhen direkt për dërrasën e gjoksit, por përmes kërceve Ndahen në: Brinjë të vërteta (true ribs) Brinjë të rrejshme (false ribs) Brinjë të lira (floating ribs) Hapësirat ndërbrinjore (intercostal spaces) Hapësirat në mes brinjëve Ndërtohen nga: Muskujt ndërbrinjore (intercostal muscles) Arteriet dhe venat (intercostal arteries and veins) 13. Dërrasa e gjoksit (sternum) I vendosur në pjesën e mesme të përparme Komunikon me ashtin kularthor (clavicle - collar bone) dhe me brinjët Përbëhet nga doreza (manubrium), trupi (corpus) dhe zgjatimi ksifoid (processus xiphoideus) 14. Pleura (PLEURA) Pleurë quhet cipa mbështjellëse e mushkërive Përbëhet prej dy pjesëve (fletave): Pleura parietale Pleura viscerale Mes tyre gjendet lëngu pleural Pjesët e pleurës Varësisht nga regjioni të cilin e mbulon, dallojmë disa pjesë të pleurës: Brinjore (costal) Diafragmale (diaphragmatic) Mediastinale (mediastinal) Cervikale (cervical, cupula) Hapësira mes dy pleurave (të majtë dhe të djathtë) quhet mediastinum 15. Trakea (TRACHEA) Organ gypor Nga pjesa e poshtme e laringut e deri në nivel të unazës së IV torakale E vendosur përpara ezofagut, pas harkut të aortës dhe brenda arterieve carotide Përfundon me “udhëkryq”- bifurkacion, ndahet në dy anë dhe vazhdon me bronket kryesore Ndërtohet prej kërcave me formë gjysmërrethi dhe një cipë lidhore Pjesa e brendshme e mbuluar me mukozë Mukoza ka qeliza me fije (cilie) që mundësojnë nxjerrjen e sekretit (gëlbazës) nga rrugët e frymëmarrjes Shumë e ndjeshme në ngacmime dhe reagon me provokimin e refleksit të kollës 200 16. Bronket (BRONCHI) Organe gypore, çifte, shtrihen në të dy anët e mushkërive Fillojnë nga bifurkacioni i trakesë Degëzohen nga bronket kryesore e deri te alveolat Bronket kryesore ndodhen jashtë mushkërive, ndërsa degët e tjera janë brenda mushkërive Bronku kryesor i djathtë është më i pjerrët se sa bronku kryesor i majtë Janë të mveshura me mukozë të hollë e të ndjeshme, si dhe janë të pasura me qeliza me cilie (fije) Sekreti bronkial është produkt i gjendrrave bronkiale dhe krijohet me qëllim të lagies së rrugëve të frymëmarrjes Bronket kanë fije muskulore të cilat i ngushtojnë ato dhe këto fije reagojnë në barna të ndryshme, pluhur, substanca alergjike, etj Pjesa përfundimtare e bronkeve quhet alveole dhe është pjesa më e rëndësishme, sepse këtu kryhet procesi i frymëmarrjes 17. Mushkëritë (LUNGS) Janë organe çifte të vendosura në të dy anët e kafazit të kraharorit Kanë formë konike dhe konsistencë sfungjerore Përbëhen prej 5 lobeve dhe 4 faqeve Lobet dhe faqet e mushkërive 5 lobe, 3 në mushkërinë e djathtë dhe 2 në të majtën Mushkëria e djathtë: Lobi i sipërm Lobi i mesëm Lobi i poshtëm Mushkëria e majtë: Lobi i sipërm Lobi i poshtëm 4 faqe: 2 faqe brinjore faqen diafragmale faqen mediastinale Hilusi mushkëror Gjendet në faqen mediastinale të mushkërive Pjesë ku hyjnë bronket dhe ku hyjnë e dalin enët e gjakut Nga pas hyn bronku, përpara arteria, poshtë dalin venat Përrreth hilusit gjenden gjëndrrat hillare 18. Perikardi (PERICARDIUM) Cipë mbështjellëse e zemrës Dy fletëza: Perikardi visceral dhe Perikardi parietal Në mes tyre është hapësira perikardiale e mbushur me një sasi të vogël lëngu Grumbullimi i sasive të mëdha të lëngut (apo gjakut) në këtë qeskë shkakton tamponadën e zemrës Zemra (HEART) Organ muskulor i vendosur në kafazin e kraharorit Anatomikisht lokalizohet në pjesën e poshtme të mediastinumit të perparëm. Ka forme konike dhe madhësinë e grushtit të një të rrituri. Luan rolin e pompes në organizëm. 19. Zemra (heart) Përbëhet prej katër zgavrave: Dy parabarkushe (atriume) Dy barkushe (ventrikuj) Parabarkushet (atriumet) Janë dy, e majta dhe e djathta Ndodhen në pjesën e sipërme të zemrës Në atriumin e djathtë derdhen vena cava superior dhe vena cava inferior, të cilat sjellin gjakun pa oksigjen nga i gjithë organizmi Në atriumin e majtë derdhet vena mushkërore (pulmonary vein), e cila sjell gjakun e oksigjenuar prej mushkërive Barkushet (ventrikujt) Janë gjithashtu dy, e majta dhe e djathta Ndodhen në pjesën e poshtme të zemrës Prej ventrikulit të djathtë del arteria mushkërore (pulmonary artery) dhe e dërgon gjakun e paoksigjenuar në mushkëri Prej ventrikulit të majtë del aorta e cila e shpërndan gjakun e oksigjenuar në tërë organizmin Septumi (septum) Mes atriumeve dhe ventrikujve ndodhet muri i cili quhet septum Muri që ndan atriumet quhet septum interatrial, ndërsa ai që ndan ventrikujt quhet septum interventrikular Në mes atriumeve dhe ventrikujve gjendet muri ndarës që quhet septum atrioventrikular dhe në mes të këtij septumi ndodhen valvulat (valves) Valvulat (valves) Valvulat janë fletëza të cilat e mbyllin dhe hapin këtë ndarëse Valvula atrioventrikulare e djathtë i ka tri fletëza, derisa valvula atrioventrikulare e majtë i ka dy fletëza Kjo valvulë quhet edhe valvulë mitrale Në skajet e këtyre valvulave kapen muskujë të imtë të quajtur muskujt papillar (papillary muscles) dhe shërbejnë për hapjen e tyre Edhe në aortë dhe arterien mushkërore ka valvula Arteriet koronare (coronary arteries) Janë degët e para të aortës Dy janë kryesore dhe pastaj degëzohen në degë më të imta Arteria e majtë koronare (left coronary artery) Arteria e djathtë koronare (right coronary artery) Furnizojnë me gjak muret e zemrës Mbyllja e ndonjërës prej tyre shkakton infarkt 20. Mediastinumi (MEDIASTINUM) Pjesa e mesme e kafazit të kraharorit, në mes të dy pleurave Ndahet në: Mediastinumin e përparmë Mediastinumin e pasmë Zemra dhe harku i aortës ndodhen në mediastinumin e përparmë Trakea, ezofagu dhe enët e gjakut ndodhen në mediastinumin e pasmë |
|
Anëtarësuar: 30-12-2006 Vendndodhja: Dans un monde ou il n'y a plus de place pour toi!!! Postime: 4,970 ANATOMIA E KOKËS 21. Koka (HEAD) Pjesët kryesore të kokës: Kafka Fytyra Skeleti i kokës: Skeleti i kafkës - skull: Përbëhet prej 8 eshtrave Është tërësisht i mbyllur Të gjitha kockat lidhen me veti me lidhje të fortë - suture 22. Truri Zë pjesën më të madhe të kokës Peshon mesatarisht 1300 gr I mbështjellë me cipa trunore: Cipa e fortë - dura mater Cipa e marimangës - arachnoidea Cipa e butë - pia mater Rrethohet nga lëngu truro-shpinor (likuor cerebrospinalis) Pjesët e trurit Truri i madh Truri i vogël Trungu trunor Truri i madh - cerebrum Pjesa më e madhe e trurit Dy hemisfera: e majta dhe e djathta Katër lobe: frontal, parietal, temporal dhe okcipital Sulkuset dhe giruset Struktura të njëjta Qendra e të folurit (Broca’s) Truri i madh në prerje tërthore Dallojmë këto pjesë: Koren trunore Masën e bardhë Kapsulën e brendshme (internal capsula) Funksionet e trurit të madh Të menduarit Të folurit Ndjeshmëria Të shikuarit Sistemi i emocioneve Rregullimi hormonal i organizmit Koordinimi i lëvizjeve të ekstremiteteve Truri i vogël - cerebellum I vendosur në pjesën e pasme të poshtme të kafkës Nën trurin e madh (lobin okcipital) dhe përpara ponsit Dy pjesë: të majtën dhe të djathtën Druri i jetës (arbor vitae) Qendrat për lëvizjen e pjesëve të trupit dhe ekuilibër Trungu trunor - brain stem Vazhdon nga palca kurrizore - neper foramen magnum Nën trurin e madh dhe përpara trurit të vogël Tri pjesë: Palca e zgjatur - medulla oblongata Ura - pons Truri i mesëm - midbrain Ura - pons Dalin nervat kranial (12 nerva kranial) Qendrat për frymëmarrje dhe punë të zemrës Dëmtimi shkakton vdekje të menjëhershme 23. Palca kurrizore - MEDULLA SPINALIS (SPINAL CORD) Përgjatë pjesës së pasme të trupit; brenda kanalit të shtyllës kurrizore Fillon në rrëzë të qafës dhe shtrihet deri te unaza e dytë lumbale (e belit) Dallojmë 3 pjesë - varësisht nga regjioni E mbështjellë me cipa: dura, arachnoidea dhe pia Noton në lëngun truro-shpinor Palca kurrizore Dalin gërshetime të shumta nervore Në prerje tërthore ka masën e përhimë dhe masën e bardhë Formë të fluturës Fijet nervore shkojnë në tru dhe përpunojnë informacionet 24. Fytyra - face Skeleti Organet Indet e tjera të buta Skeleti i fytyrës: Nofulla e sipërme - maxilla Nofulla e poshtme - mandible Eshtrat e hundës - nasal bone Eshtrat e mollëzave - zygomatic bone Qiellza e fortë - palatine bone Pjesët përbërëse të fytyrës Nëntë zgavra: Gropëzat e syve Zgavrat e hundës Sinuset maksillare Zgavra e gojës Kanalet e jashtme të veshit Balli është pjesë e kafkës edhe pse është i dukshëm në pjesën e përparme të fytyrës Ndërtohet nga ashti ballor (frontal) 25. Sytë - EYES Janë të vendosur në gropëzat e syve 1/3 e sipërme e fytyrës, nën ashtin ballor dhe mbi maksille Mbulohen me kapakët e syve (palpebra) Pjesët e syrit Bebëza e syrit - pupilla (pupil) Ylberi - iris Të bardhët e syve - sklera Kornea Thjerrëza - lens Lëngu i syrit - vitreous humor Retina Vazhdon me nervin optik (nervin e të pamurit) Strukturat mbrojtëse të syrit: qerpikët dhe lotët 26. Hunda - NOSE 1/3 e mesme të fytyrës Balli, goja, sytë dhe sinusi maksillar 2 kocka dhe 6 kërca - krijojnë dy zgavra Ka tri pjesë: Rrënjën - radix Shpinën - dorsum Krahët - allae Qime, receptore të nuhatjes dhe enë gjaku (locus Hasselbach) 27. Goja - MOUTH (ORAL CAVITY) 1/3 e poshtme e fytyrës Dhëmbët, harqet palatinale, pjesën gojore të faringut, tonsillat, muskujt përtypës, dyshemeja, qiellëza e fortë dhe ajo e butë Në të është e vendosur gjuha Gjuha - tongue Organ muskulor Ka receptorët e shijes në sipërfaqe, tri lloje Ka dy pjesë: Rrënjën Trupin 28. Veshët - EARS Pjesën anësore të kokës, 1/3 e mesme e fytyrës Lapra e veshit, kanali i jashtëm i veshit, membrana timpanike, veshi i mesëm dhe veshi i brendshëm Të ndërtuar nga kërcat dhe lëkura Përpara është e vendosur gjendrra parotide (parotid gland) Madhësi të ndryshme, formë afërsisht të njëjtë (anomalitë e lindura) Membrana timpanike - tympanic membrane Cipë e hollë E tendosur Përcjellë dridhjet e zërit në kockat e veshit të mesëm Te veshi i brendshëm krijohet ndjesia e dëgjimit |
|
ANATOMIA E QAFËS
29. Pozita anatomike e qafës Pjesa që lidh kokën me kafazin e kraharorit Kufijtë: Poshtë - kafazi i kraharorit Lart - koka Përpara lart - mjekra Përpara poshtë - gropa jugulare Prapa lart - protuberantia oçipitalis superior Prapa poshtë - unaza e VII-të e qafës Anatomia e qafës Ka formë cilindrike te të gjithë, madhësi të ndryshme nga personi në person Ndër strukturat anatomike më të rëndësishme të qafës janë: laringu dhe një pjesë e trakesë, një pjesë e ezofagut, arteria karotide, muskuli sternokleidomastiod (parzmokularthothimthak), pjesa qafore e palcës kurrizore, etj. Zonat e qafës Anatomikisht ndahet në katër zona kryesore: Zona e përparme e qafës (anterior neck area) Zona e muskulit sternokleidomastoid (sternocleidomastoid muscle area) Zona anësore e qafës (lateral neck area) Zona e pasme e qafës (posterior neck area) Zona e përparme e qafës (anterior neck area) Kufijtë: Tehu i poshtëm i mandibules - lart Skaji i përparmë i muskulit sternokleidomastoid (SCM) - anash Gropa jugulare - poshtë Trekëndëshat: Trekëndëshi i sipërm nëngjuhor (suprahyoid triangle) Trekëndëshi i poshtëm nëngjuhor (infrahyoid triangle) Përmbajtja e trekëndëshave Trekëndëshi suprahyoid përmban: muskuj, gjendrra pshtymore, enë gjaku dhe nerva Trekëndëshi infrahyoid përmban: laringun, një pjesë të trakesë, arterien karotide të përbashkët, venën jugulare dhe nervin vagus 30. Laringu (LARYNX) Kufijtë: Ashti nëngjuhor (hyoid) - lart Trakea - poshtë Faringu (fyti) - prapa Gjendrra mburojore (tireoide) - përpara Tufa e enëve të gjakut dhe nervi vagus - anash Madhësia varet nga mosha dhe gjinia Mollëza e Adamit (Adam’s apple) Ndërtimi i laringut Katër kërca të lidhura mes Muskuj të vegjël, enë gjaku dhe nerva Kërca më e madhe - tireoide Kërca më e rëndësishme - epiglotike Laringu në prerje tërthore I hapur gjithmonë Organ i frymëmarrjes dhe i formimit të zërit Telat e zërit - vocal cords Palë muskulore dhe fletëza 31. Faringu - PHARYNX Shtrihet nga koka e deri te pjesa e mesme e qafës Organ gypor, me gjatësi 13 - 15cm Kufijtë: Baza e kafkës - lart Ezofagu - poshtë Zgavra e hundës, zgavra e gojës dhe hyrja në laring – përpara 6 unazat e para të qafës - prapa Enët e gjakut dhe nervi vagus - anash Pjesët e faringut Tri kate: Nazo-faringu - pjesa hundore e faringut Oro-faringu - pjesa gojore e faringut Laringo-faringu - pjesa laringeale e faringut Vetëm laringo-faringu është pjesë e qafës, dy të tjerat janë pjesë të kokës Funksioni i faringut Tonsilla e tretë Unaza Ëaldeyer Kryqëzimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe të tretjes 33. Gjëndrra tiroide - THYROID GLAND Gjëndrra më e madhe me sekretim të brendshëm E vendosur në pjesën e përparme të mesme të qafës Ka dy lobe: Lobin e majtë - left lobe Lobin e djathtë - right lobe Ngushtica e tiroides - isthmus Raportet e tiroides Përpara - muskujt dhe fashat e qafës Prapa - tufa e enëve të gjakut dhe nervi vagus Brenda - pjesërisht kërcen trioide të laringut, e pjesërisht kërcat e trakesë Funksioni i tiroides E butë dhe elastike Mund të rritet dhe të preket në sipërfaqe 34. Gusha endemike Prodhon hormone të rëndësishme për rritje Arteria karotide e përbashkët (common carotid artery) Enë e madhe gjaku - degë e aortës Arteria e majtë dhe e djathtë karotide (degë e drejtpërdrejtë e aortës) Kufijtë: Përpara - muskuli SCM Prapa - zgjatimet anësore të unazave të qafës Anash - vena jugulare e brendshme Prapa arteries dhe venës gjendet nervi vagus - tufa vazo-nervore Degët e arteries carotide Në nivelin e kërces tiroide ndahet në: Arterien carotide të brendshme (internal carotid artery) - jep degët për kokën Arterien carotide të jashtme (external carotid artery) - jep degët për fytyrën Arterie në të cilën preket pulsi Zona sternokleidomastoide Anash zonës së përparme dhe përpara zonës anësore të qafës Pjesën qendrore e ka muskuli STERNOCLEIDOMASTOID (SCM) Nën të ka fasha, një pjesë e arteries carotide, venës jugulare dhe nervit vagus Zona anësore e qafës (lateral neck area) Pas muskulit SCM dhe përpara muskulit trapezius Ka fasha, enë gjaku dhe nerva Plexus brachialis - paraliza të duarve te fëmijët Vena jugulare e jashtme + vena jugulare e brendshme = vena cava superior (vena zgavrore e sipërme) Zona e pasme e qafës (posterior neck area) Përpara - buza e përparme e muskulit trapezius Lart - protuberantia oçipitalis posterior Poshtë - vija që kalon nëpër unazën e VII-të Muskuj, enë gjaku dhe nerva |
|
ANATOMIA E EKSTREMITETEVE
Ekstremitetet (extremities) Ekstremitetet e sipërme (upper extremities) Ekstremitetet e poshtme (loëer extremities) Ekstremitetet e sipërme Ndërtohen prej: Eshtrave Muskujve Enë gjaku Nerva Ndahen në tri regjione: Krahu (arm) Parakrahu (forearm) Shuplaka (palm) 36. Dora Pjesë e skajshme e trupit Vazhdon nga shpatulla dhe përfundon me gishtërinjë Eshtrat e dorës Humerusi Radiusi Ulna Eshtrat e nyjës së dorës Eshtrat metakarpal Falangjet Muskujt e krahut Muskuli më i zhvilluar - muskuli biceps Muskujt e tjerë: muskuli brahialis, korakobrahialis Muskuli triceps - pjesa e pasme Muskujt e parakrahut - 8 Sipërfaqësor dhe të thellë Venat sipërfaqësore të dorës Dy vena kryesore: Vena cefalike (cephalic vein) Vena bazilike (basilic vein) Vena kubitale (cubital vein) Shërbejnë për dhënie të injeksioneve dhe intervenime të tjera terapeutike Arteriet e dorës Enë gjaku që ushqejnë strukturat e dorës Arteria kryesore - arteria brahiale (brachial artery) - vazhdim i arteries aksillare Në regjionin e brrylit ndahet në dy degë: Arterien radiale (matet pulsi) Arterien ulnare Shuplaka (palm) Kockat e shuplakës Muskujt sipërfaqësor dhe të thellë Arteriet e shuplakës 37. Këmba (leg) Pjesa e poshtme e skajshme e trupit Fillon nga regjioni inguinal dhe përfundon me gishtërinjtë e shputës Ndahet në tri regjione: Kofsha Nëngjuri Shputa Eshtrat e këmbës Femuri Patella Tibia Fibula Kockat e nyjës së shputës Kockat metatarzale Falangjet Muskujt e kofshës Muskuli më i madh - quadriceps femoris Muskuli sartorius, aduktor magnus, iliakus, gracilis, pektineus, vastus lateralis etj Muskuli biceps femoris prapa Arteriet e kofshës Arteria femorale - dega më e madhe Jep degë përrreth femurit Venat e kofshës Vena femorale Muskujt e nëngjurit Muskujt e përparmë: tibialis anterior, ekstenzor etj. Muskujt e pasëm: gastroknemius, soleus Arteriet e nëngjurit Arteria poplitea Arteria e përparme tibiale Arteria e pasme tibiale Venat e nëngjurit Vena safena - vena më e madhe e këmbës Shputa Kockat e shputës Muskujt e shputës Arteriet e shputës |
|
ANATOMIA E KOMBLIKUT
Pozita anatomike e komblikut Pjesa e tretë e trungut trupor Nën zgavrën e barkut (abdomen) Ndahet përmes peritoneumit Eshtrat e komblikut Unazë ashtërore Tri eshtra: Iliak Ishiadik Pubik Ngjiten në sakrum Përpara - simfiza pubike Strukturat e komblikut Muskuj Enë gjaku dhe Organe Përmbajtja e komblikut mashkullor Fshikëza urinare (urinary bladder) Prostata (prostatic gland) Zorra e drejtë (rectum) Anusi (anus) Qeskat farore (seminal vesicle) Përmbajtja e komblikut femëror Fshikëza urinare Vagina (vagina), qafa e mitrës (cervix) dhe mitra (uterus) Vezoret (ovaries) Zorra e drejtë Anusi 38. Fshikëza urinare (URINARY BLADDER) Një qeskë muskulore I ngjan një trekëndëshi Ka trupin, bazën dhe majën E fiksuar në majë dhe bazë Dy hyrjet e ureterëve Një dalje për ureter Madhësia dhe pozita - varen nga sasia e urinës Raportet e fshikëzës urinare Meshkujt: Lart - zorrët Poshtë - prostata Përpara - simfiza pubike Pas - qeskat farore (vezikulat seminale) Femrat: Lart - zorrët, mitra Poshtë - uretra Përpara - simfiza pubike Pas - muri i përparëm i vaginës, qafa e mitrës 39. Uretra (URETHRA) Organ gypor Shtrihet prej fshikëzës urinare deri te hapja e jashtme Zbraz urinën prej fshikëzës Uretra mashkullore është më e gjatë se ajo femërore Rëndësia klinike 40. Perineumi (PERINEUM) Pjesa e butë e fundit të komblikut Muskujë dhe fasha Mban organet e komblikut Perineumi mashkullor dhe femëror Femrat: Klitorisi Buzët e mëdha e të vogla të vaginës (labia minora and majora) Uretra Vagina Anusi Meshkujt: Skrotumi Rrënja e penisit Anusi |
|
41. Organet seksuale mashkullore
Të gjitha organet që marrin pjesë në shumimin seksual te meshkujt Përfshijnë: Qeskat skrotale (scrotum) Testiset (testes) Penisi (penis) Qeskat farore (seminal vesicles) Epididimisi Ductus deferens Kanalet ejakulatore (ejaculatory ducts) Prostata (prostatic gland) Uretra mashkullore Skrotumi dhe testiset Skrotumi: Qeskë lëkurore Mban testiset Testiset: Gjendrra seksuale mashkullore Të vendosura në skrotum Formë vezake Prodhojnë spermë dhe hormonet seksuale mashkullore (testosteroni) Prodhojnë spermatozoid Epididimisi, ductus deferens dhe vezikula seminale Epididimisi: I vendosur mbi testise Këtu piqen spermatozoidet Vazhdon me ductus deferens Ductusdeferens: Gyp i hollë Shkon nga testiset deri te vezikulat seminale Bart spermën e pjekur Vezikulat seminale (qeskat farore): Gjendrra të vogla Në pjesën e pasme të fshikëzës urinare Prodhojnë lëng spermatik Gyp bartës - shoqëron ductusin deferens Kanalet ejakulatore dhe prostata Kanalet ejakulatore: Ductus deferens + kanali i vezikulës seminale Kalojnë nëpër prostatë Zbrazen në ureter Prostata: Gjendërr me madhësi dhe formë të gështenjës Nën qafën e fshikëzës urinare Uretra kalon nëpër mes Ka dy kapsula që e rrethojnë Mund të rritet, sidomos në pleqëri Penisi dhe uretra mashkullore Penisi: Organ urinimi dhe shumimi Ka tri pjesë: Rrënjën Trupin dhe Kokën (glans) Trupi ka enë të shumta gjaku Uretra kalon nëpër mes të penisit Në kokë hapet uretra Uretra mashkullore: Ka tri regjione: Prostatike - nëpër prostatë Membranoze - kalon perineumin Sfungjerore - nëpër penis |
|
42. Organet seksuale femërore
Të gjitha organet që marrin pjesë në shumimin e femrës Ndahen në: Organe të jashtme seksuale - bregu i turpit (mons pubis), klitorisi, buzët e mëdha dhe të vogla, gjendrrat e Bartolinit Organe të brendshme seksuale - vagina, mitra, tubat uterine dhe vezoret Organet e jashtme seksuale femërore Bregu i turpit - pjesë e sipërme, e mbuluar me qime, masë yndyrore nën të Klitorisi - organ i ngjashëm me penisin te meshkujt, mes buzëve të vogla, formon një të ngritur Buzët e mëdha e të vogla - palë lëkurore, rrethojnë uretren dhe hyrjen në vaginë, buzët e medha kanë qime, të voglat e rrethojnë klitorisin Gjendrrat e Bartolinit - gjendrra të vogla, mes himenit dhe buzëve të vogla, mbajnë të lagur hyrjen në vaginë Organet e brendshme seksuale femërore Vagina: Organ gypor muskulor Në hyrje - himeni (cipa e virgjërisë) Pas pëlcitjes mbesin karunkulet himenale Shtrihet deri te qafa e mitrës Formon një palë të pasme - bazën për spermë Mitra (UTERUS) Organ muskulor i zgavërt Mbi fshikëzën urinare, anash ka vezoret, sipër ka zorrët E lidhur me lidhëse E shtypur nga para - prapa Ka tri shtresa: Perimetrium - peritoneumi e mbështjellë Miometrium - shtresë e muskujve Endometrium - ndryshime ciklike mujore Ka katër pjesë: Qafën - cervix Ngushticën - istmus Trupin - corpus Fundin - fundus Ka dy brirë anësore - vazhdojnë me tubat uterine Tubat uterine (UTERINE TUBES) Organe çifte, gypore Anash mitrës Shkojnë deri te vezoret Përcjellin qelizat vezë nga vezoret deri te mitra Përcjellin spermën deri te qeliza vezë Kanë katër pjesë: infundibulum (hinka), ampula (zgjerimi), istmus (ngushtica) dhe pjesa brenda murit të mitrës (intramurale) Fekondimi ndodh në pjesën ampulare Vezoret (OVARIES) Organe çifte Të vendosura në pjesën e pasme të lidhëses anësore të mitrës Prodhojnë qelizat vezë dhe hormonet seksuale femërore |
Thursday, April 26, 2012
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment