Thursday, April 26, 2012


Mjalti, 26 menyrat ku perdoret per trajtim te semundjeve
Semundjet qe sherohen nga efekti i mjaltit dhe perdorimi nga femijet te te rriturit

Bletet zakonisht duhet te fluturojne ne largesi te medha per ta gjetur ushqimin. Bleta duhet te pershkoje 360-460 mije km largesi per te bere 1 liter mjalte. Kjo rruge eshte 11 here me e gjate se gjatesia e ekuatorit te rruzullit tokesor. Mrekulli te vecante paraqesin prizmat gjashtekendeshe te hojeve. Mjalti permban 14-20 per qind uje, sheqer, lende ushqyese azotike, vitamina etj. Sipas hulumtimeve shkencore-biokimike, te bera ne 39 lloje te mjaltit, eshte vertetuar se mjalti permban glukoze, fruktoze, minerale te shumta, si kalium, kalcium, litium, magnezium, kobalt, mangan, baker, hekur, natrium, argjend, nikel, silicium, fosfor, klor, zink, ari etj., ndersa vitaminat B1, B2, B3, B6, C, ndryshohen nga kualiteti i nektarit dhe polenit. Ne mjalte jane zbuluar edhe materie azotike, enzima (invertaza, dijetaza, oksidaza, feroksidaza) dhe disa hormone. Eksperimentet e bera me mjalte kane treguar se vetia e tij e mbytjes se baktereve (efekti bakteriocid) eshte dy here me e madhe nese mjalti zbutet me uje. Sipas akademik Filatov-it, mjalti permban edhe stimulatore biogjen, te cilet e rrisin vitalitetin e organizmit. eshte vertetuar se 1 kg mjalte ka 3150 kalori, kurse gjate dites njeriut i nevojiten mesatarisht 2800-3000 kalori. Mjalti freskon shpirtin, jep fuqi, ndihmon tretjen, lehteson nxjerrjen e kelbazes, shton oreksin, ruan freskine rinore, rigjeneron mendjen dhe intelektin.
Bletet
Bletet prodhojne mjaltin ne menyre instinktive, jo vetem per vete, por edhe per njerezit. Sipas zbulimeve shkencore, bleta eshte shume me e zgjuar se kompjuteret e sotem. Truri i bletes mund t?i kryeje 10 trilione veprime per nje sekonde. Bletet sherbehen me strukturen gjashtekendeshe te ndertimit te hojezave. eshte e cuditshme perse bletet e kane zgjedhur strukturen gjashtekendeshe, e jo ate pese apo tetekendeshe. Pergjigjen per kete e jep matematika. Struktura gjashtekendeshe eshte forma me e pershtatshme gjeometrike per shfrytezimin maksimal te mases siperfaqesore. Midis tere formave gjeometrike, forma e gjashtekendeshit e ka volumin me te vogel, prandaj edhe sasia e dyllit per kete forme eshte me e vogel se sa per hojezat tre apo katerkendeshe. Konkludimi eshte se hojezat gjashtekendeshe kerkojne sasine minimale te dyllit per konstruktimin e tyre, por njekohesisht mund te deponojne sasine me te madhe te mjaltit. Kete rezultat, i fituar pas shume kalkulimeve gjeometrike, me siguri nuk e kane njehsuar vete bletet. Keto insekte te vogla sherbehen me formen gjashtekendeshe te lindur, vetem e vetem sepse jane te mesuara dhe inspiruara nga zoti i tyre. Bleta, e cila gjen lulet, kthehet ne koshere per te informuar bletet tjera. Por si e pershkon bleta vendin e luleve? Bleta komunikon me bletet tjera me ane te nje gjuhe te vecante, te ashtuquajtur "vallezuese". Per te shkencetaret mendojne se eshte nje gjuhe e komplikuar dhe e zhvilluar. Shkencetari Karl von Frish, i Universitetit te Munihut ne Gjermani, ne vitin 1940 e zbuloi i pari domethenien e vallezimit te bleteve. Sapo e zbulon burimin e ushqimit, bleta kthehet ne fole dhe nepermjet tingujve dhe gjuhes se saj "vallezuese" ua tregon shoqeve te saj vendndodhjen e ushqimit te sapo zbuluar. Tingujt qe leshojne me krahet e tyre jane gjithashtu nje pjese thelbesore e gjuhes "vallezuese" te bleteve. Vallezimi, te cilin bleta e perserit disa here, permban ne vete te gjitha informatat mbi kendin, drejtimin, largesine dhe detajet tjera, te cilat do t?u mundesojne bleteve te tjera te shkojne ne ate vend. Vallezimi i bletes eshte ne formen e numrit tete. Bleta formon pjesen e mesme te numrit tete duke levizur me bisht dhe duke bere levizje cik-cak. Kendi ne mes te levizjeve cik-cak dhe linjes ne mes te Diellit dhe kosheres jep drejtimin e sakte te burimit te ushqimit. Por njohja vetem e drejtimit nuk eshte e mjaftueshme. Bletet punetore, gjithashtu, duhet te dine se sa eshte largesia. Bleta e ben kete me levizjet e pjeses se pasme te trupit, duke shkaktuar dredha ajrore.
Disa menyra te mjekimit me mjalte
Duke pire mjaltin e shkrire ne uje, te gjitha njollat e zorreve do te zhduken. Ngrenia e rregullt e mjaltit ndihmon ne perforcimin e te mbajturit mend (forcon memorien) si dhe forcon trupin fizikisht. Nese mjalti pihet i tretur ne uje te ngrohte, ndihmon kunder diarrese. Nese mjalti pihet i tretur ne uje te ftohte, ndihmon kunder kapsllekut. Me perdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtesohet qarkullimi i tij neper trup.
Mjalti eshte ilaci i vetem per sherimin e te rrahurit te shpejte te zemres (takikardia). Mjalti krijon lehtesim te organizmit, ndersa sheqeri e rendon ate. Mjalti qe pihet i nxehte per 7 minuta perzihet me gjakun, ndersa i ftohte per 20 minuta. Kur hahet mjalti lukthi punon ne rregull dhe nuk nevojiten pluhura dhe ilace per te ndihmuar perpunimin. Mjalti largon dhembjet ne sy, duke e ferkuar me gisht te paster syrin. Per anemiket, mjalti eshte bombe gjaku. Per dhembjet e kockave ngrenia e mjaltit eshte ilac i padiskutueshem. Te semuret nga verdheza, ne qofte se mengjes dhe mbremje hane mjalte, per 15-20 dite ajo do te sherohet. Mjalti largon ngercin e nervave. Mjalti ndihmon ne rritjen dhe zhvillimin e femijeve. Personave qe jane nervoz, si dhe atyre qe kane gjume, mjalti u ndihmon per t?i qetesuar.
Personat qe hane rregullisht mjalte menjanojne hemorroidet.
Nese mjalti tretet ne qumesht te ngrohte zhduken skrajat e zorreve. Nese me mjaltin lyeni nje material te nxehur dhe ate e vini mbi qafe ose ne gjoks, dhembjet e fytit menjehere largohen.
Nese sasi e caktuar e mjaltit perzihet me vishnje dhe shperlahet fyti disa here ne dite, era e keqe nga goja menjehere do te largohet. Mjalti perdoret per sherimin e semundjes "stalni aigan", plages se qelbesuar. Kete plage duhet ta lyeni menjehere me mjalte, ndersa te semurit i duhet dhene qe te haje 10-15 here mjalte. Mjalti nderpret dhimbjet e stomakut. Plaget e zorreve dhe te lukthit mjalti i sheron shume shpejte. Gjate nje jave duhet ngrene deri ne kater kg mjalte. Nese vendet ku ndjehet dhembja e shpines dhe shpatullave lyhen me mjalte duke i vendosur siper edhe piper pluhur te shtypur, dhembjet largohen menjehere. Pickimi i bletes eshte ilac kunder reumatizmes. Kohe pas kohe duhet lejuar qe bleta t?i kafshoje vendet e prekura nga dhembjet reumatike. Femijet, te cilet urinojne ne shtrat, duhet te hane mjalte dhe kjo semundje do t?u nderpritet.

Perberja e mjaltit
Sipas hulumtimeve shkencore-biokimike eshte vertetuar se mjalti permban keto elemente, te cilat jane te domosdoshme per organizmin:
Aluminiumin: ne organizem luan rol si antiinflamator ne mukozen e lukthit dhe te zorreve
Bizmuti: sherben si ilac i fuqishem kunder sifilizit
Hekuri: i cili ne 1 kg mjalte gjendet ne sasi prej 11.05 mg, eshte i domosdoshem ne enzimat e frymemarrjes se qelizave te organizmit
Ari: ka rendesi kunder infeksioneve ne organizem
Kaliumi: sherben ne organizem si perberes dhe lidhes i albumines dhe te glikogjenit
Kalciumi: pa pranine e te cilit eshte e pamundur zhvillimi i organizmit, ekzistimi i botes bimore dhe shtazore
Natriumi: mungesa e natriumit shkakton dobesim te muskujve ne organizem, rraskapitje, humbje oreksi, etje, vjellje dhe pengesa ne funksionimin e veshkave etj.

Mjalti si ilac perdoret te keto semundje:
Semundjet e lekures
Semundjet e organeve te tretjes
Semundjet e melcise
Semundjet e veshkave
Semundjet e zemres
Semundjet e sistemit nervor
Semundjet e syrit
Semundjet gjenitale femerore
Semundjet e organeve te frymemarrjes
Semundjet alergjike

No comments:

Post a Comment