Bimët janë organizma të gjallë qe i perkasin mbreterise Plantae.
Ato përfshijnë organizma te njohur si pemët, perimet, shkurret, barishtet, vreshtat dhe
algat jeshile.
Qeliza bimore
Struktura e qelizës bimore
Qeliza eukariote te këto qeliza bërthama rrethohet me dy membrana, po ashtu
shume organele të qelizës rrethohen me membrana. Muri qelizor - shumica e
qelizave bimore dhe kërpudhave janë të rrethuara nga muri qelizor, gjë që i
dallon nga qelizat shtazore. Protoplasti është pjesa relativisht e gjallë e
qelizës eukariote, përbehet nga membrana qelizore, e cila rrethon citoplazmën.
Citoplazma është
mjedis ujor ku ndodhen :



Qeliza prokariote është karakteristike për bakteret dhe cianobakteret,
gjallesa këto me moshë evolutive tre miliard vjet. Materialin gjenetik e kanë
të vendosur në qendër të qelizës që quhet nukleoid, dhe nuk është i rrethuar
nga membrana. Qelizat prokariote rrethohen nga muri qelizor që nuk përmban
celulozë.
Fara dhe bima
Fara
Pjesa më e madhe e
bimëve që jetojnë aktualisht në tokë zhvillohen duke u nisur nga një strukturë
e veçantë që quhet farë. Ajo lind nga një vezore ku ndodhet qeliza vezë e cila
pasi fekondohet i jep jetë zigotes. Nga kjo zhvillohet embrioni i cili
shoqërohet nga shumë lëndë rezervë. Embrioni nuk jep menjëherë një bimë të
rritur, por kur arrin një moment të caktuar pjekurie e ndalon zhvillimin së
bashku me lëndët rezervë, dehidratohet pothuajse plotësisht dhe bie në një
gjendje qetësie. Kjo gjendje mund të zgjasë një ose dy stinë, derisa kushtet e
mjedisit të jenë të përshtatshme që embrioni të rritet dhe të formojë një bimë
të rritur. Që kjo të ndodhë embrioni ka nevojë për lëndë organike të cilën nuk
e prodhon dot vetë sepse nuk kryen fotosintezë : është bima nënë, autotrofe,
që e furnizon me ushqime të cilat mblidhen në farë dhe shërbejnë për zhvillimin
e embrionit derisa të kthehet në bimë që kryen fotosintezë. Pra fara është një
embrion me një sasi të madhe lëndësh rezervë, që vendosen në një ind
parenkimatik që merr emrin endospermë dytësore ose albumine, e mbledhur kjo me
një mbulesë mbrojtëse. Në shumë raste rezervat transferohen tek kotiledonet,
gjethëzat embrionale, të cilat marrin një formë të fryrë. Avantazhi i bimëve me
farë ndaj atyre pa farë është që zigota pasi formohet nuk jep menjëherë një
bimë të rritur, por embrioni mund të presë kushtet e përshtatshme për të
zhvilluar një bimë të re. Meqë bimët durojnë në mënyrë pasive të gjithë kushtet
e mjedisit, me të vetmen mundësi mbrojtëse aktivitetin e tyre metabolik, fara
përfaqëson një hap të madh evolutiv. Në fakt ajo ka një funksion të
dyfishtë : të përhapë specien dhe ta bëjë atë të mbijetojë.
Lëndët rezervë të farës
Ekzistojnë bimë që
prodhojnë një numër të madh farash të vogla, me pak lëndë rezervë, të tjera
prodhojnë pak fara shumë te mëdha me shumë lëndë rezervë. Këto janë strategji
të përshtatura nga bima ; në rastin e parë shumë fara sjellin mundësinë e
krijimit të shumë bimëzave, por varfëria në lëndë rezervë i jep pak autonomi
embrionit prandaj bimëza duhet të bëhet autonome në një kohë të shkurtër. Në
rastin e dytë bimëzat e formuara janë të pakta, por lënda e bollshme rezervë i
lejon atyre të arrijnë një zhvillim të caktuar përpara se të bëhen autonome.
Lëndët rezervë të bimës janë kryesisht glucide, lipide dhe proteina. Përveç këtyre embrioni ka nevojë
edhe për një sasi të vogël jonesh organike të cilat nuk mund ti thithë nga
terreni sepse nuk ka aparat përthithës. Në farë pra gjenden molekula organike
që përmbajnë fosfor,
squfur,
etj. të nevojshme për rritjen.
Mbirja e farës
Kur kushtet bëhen
të përshtatshme fara mbin dhe formon bimëzën. Këto kushte janë kryesisht :
sasi e tepërt uji, temperaturë e përshtatshme dhe sasi e
mjaftueshme oksigjeni. Kur këto kushte plotësohen, fara mbin. Në një kohë të
shkurtër vihen re disa ndodhi. E para është përthithja e ujit
që manifestohet me një rritje të dukshme të vëllimit të farës. Ky fenomen është
thjesht fizik dhe përbën një çlirim të madh energjie dhe është i pakthyeshëm.
Ky çlirim energjie i lejon farat të çajnë çimentot e rrugëve, ose enët ku
ndodhen kur ato nuk mbajnë dot vëllimin e tyre pas thithjes së ujit.
Thithja e ujit çon dhe në aktivizimin e disa enzimeve
të pranishme në embrion. Këto enzime shpërbëjnë rezervat për të përfituar
molekula të vogla të përshtatshme për tu transportuar nëpër embrion. Fazat e
tjera vardojnë nga lloji i bimës.
Zhvillimi i embrionit dhe formimi i bimës
Kur në vezore ndodh
fekondimi i vezës dhe formohet zigoti, ajo ndahet menjëherë në dy qeliza, njëra
më e madhe e tjetra më e vogël. Më e madhja formon furnizuesin me ushqim të
embrionit, e vogla formon embrionin. Ndarjet e para të kësaj të fundit ndodhin
në të gjitha drejtimet derisa formohet një embrion me 16 qeliza. Në këtë pikë embrioni
merr një formë zemre, pra polaritet, me një anë të thepisur që përfaqëson
fillimin e rrënjëzes dhe anën tjetër të zgjeruar që përfaqëson formimin e
boshtit embrional dhe kotiledoneve.
Morfologjia e Dikotiledoneve
Kërcelli
Duke parë një bimë
dythelbore vihet re menjëherë që kërcelli është i ndarë në nyje, zona ku futen
gjethet, dhe ndërnyje, zona të lëmuara pa gjethe. Ne majë gjendet bula e majës
e ndërtuar nga ind meristematik, i mbështjellë nga grupe gjethesh që ai vetë i
ka formuar. Kur bima hynë në fazë riprodhuese bula e majës shndërrohet në
gonxhe që mund të formojë një ose më shumë lule. Nën bulën e majës gjendet zona
e zgjatjes ; ndërnyjet janë të dukshme por gjethet janë më afër se ato që
ndodhen më poshtë sepse shtrirja e tyre nuk ka përfunduar. Duke vazhduar më
poshtë gjendet struktura parësore. Kërcelli zakonisht është cilindrik, duket i
gjelbër sepse nëpërmjet epidermës duket ngjyra e kloroplastev te parenkimës
klorofiliane. Duke vazhduar më poshtë formohet një strukturë dytësore që është
pak a shumë e zhvilluar.
Gjethet
Gjethet futen tek
kërcelli nëpër nyje në mënyrë të rregullt : të alternuara, te kundërta,
qerthullake, të përqafuara. Mes bazës së gjethes dhe kërcellit dallohet
sqetulla gjethore ku ndodhet dhe ku gjendet një mbetje e meristemës së majës që
merr emrin bule sqetullore, e cila mund të formojë një degë ose një lule.
Zakonisht vetëm një pjesë e vogël e këtyre bulave zhvillohet. Gjethet përbëhen
nga baza e gjethes, bishti
dhe fletëza.
Rrënja
Rrënja rrjedh nga
rrënjëza embrionale dhe ruhet përgjithësisht gjatë gjithë jetës së bimës ;
tipi më i përhapur është ai me një rrënjë kryesire nga e cila përhapen disa
rrënjë anësore që nuk e kalojnë gjatësinë e kryesores. Rrënja ka një zonë
meristematike, një zonë shtrirje dhe një zonë strukture parësore e cila është e
dallueshme për shkak të qimeve rrënjësore. Në disa raste mund të formohen edhe
rrënjë me origjinë nga kërcelli, nga gjethet dhe nga pjesët e vjetra të
rrënjës. Këto mund të zhvillohen si pasojë e plagosjeve, traumave ose në organe
që ndodhen larg bimës nënë. Një tjetër lloj morfologjie që vihet re tek
dikotiledonet barishtore, tek bimët trëndafilthe : gjethet janë të
mbledhura në majë duke formuar një figurë si gonxhe trëndafili ; duket
sikur kërcelli mungon. Kjo morfologji ka si shkak qe kërcelli i ka nyejt shumë
afër më njëra tjetrën sepse ndërnyjet janë të pazhvilluara mirë, dhe gjethet
mbeten të shtypura njëra mbi tjetrën. Ai është ndër organet vegjetative të
bimëve.Kërcelli shërben për qarkullimin e ujit dhe të lëndëve minerale të
tretura nga rrënja.
Morfologjia e
pemëve, shkurreve dhe bimëve kacavjerrëse


Morfologjia e monokotiledoneve
Monokotiledonet
janë pothuajse të gjitha barishtore, me përjashtim të Palmave. Gjethet
qëndrojnë pingul me tokën prandaj nuk ka ndryshime mes faqeve të brendshme e të
jashtme të tyre, nuk kane bisht, janë të zgjatuara dhe të thepisura, me forme
lineare. Shirita të shumtë hyjnë nga kërcelli në gjethe, duke ndërtuar
nervaturat që ecin paralelisht dhe janë të ndërlidhura nga breza të vegjël të
ndërvendosur. Shpesh baza e gjethes përqafon kërcellin gjatë një pjese të tij
prandaj gjethet janë me këllëf. Në disa raste në
pikën e futjes së fletëzës në këllëf, gjethet shfaqin një fletëz transparente
që quhet gjuhëz. Struktura e kërcellit : majë meristematike, zonë
shtrirje, strukturë parësore. Kërcenjtë janë zakonisht më të mëdhenj se të
Dythelboreve barishtore dhe shpesh të forcuar nga sklerenkime ose parenkime e
drurezuar. Shpesh organizimi i bimës është me gjethet të mbledhura në truall,
vetëm në periudhën e riprodhimit formohen lulet. Këto bimë duke qenë
barishtore, shpesh janë të pajisura me organe nëntokësore si rizoma, zhardhokë,
etj. që i bëjnë të mundur species mbijetesën. Aparati rrënjor zakonisht
përbëhet nga rrënje provizore që formohen në bazën e kërcellit, sepse rrënja
kryesore atrofizohet dhe vdes shumë herët.
Ciklet jetësore
Me këtë term
përcaktohet historia e jetës së një organizmi, që nga lindja, që vjen nga një
akt riprodhues, deri në vdekje. Në bazë të jetëgjatësisë së një bime
dallohen : bimët njëvjeçare,
bimët dyvjeçare
dhe bimët shumëvjeçare.
Përshtatjet
Rrënjët, kërcenjtë
dhe gjethet mund të pësojnë ndryshime aq të mëdha sa të bëhen të padallueshme.
Një shembull mund të jetë ai i rrushkullit që mban mbi vete një kërcell me disa
shtrirje fletezore që duken si gjethe, por që në të vërtetë janë kërcenj të
shtypur që kanë funksionin e gjetheve. Kërcelli mund të transformohet në gjemba
me funksion mbrojtës, ose në loze që shërbejnë për tu kacavjerrë. Të gjitha
këto organe të sipërpërmendura janë organe homologe, sepse megjithëse kanë
pamje të ndryshme, janë modifikime të të njëjtit organ. Përshtatje të tilla
mund te ndodhin edhe tek gjethet dhe rrënjët, të cilat mund të bëhen gjemba e
loze. Në këtë rast flasim për organe analoge sepse megjithëse kanë morfologji
të ngjashme kanë origjina të ndryshme, duke u formuar disa nga kërcenjtë e disa
nga gjethet. Ndonjëherë në ekzemplare qe i përkasin specieve të ndryshme, nga
ana sistematike larg njëra tjetrës, ndodhin përshtatje të të njëjtit lloj, që
përcaktohen nga rrethana ekologjike të ngjashme.
Zhardhokët
Një shembull
modifikimi është zhardhoku, i cili është modifikimi me qëllim rezerimin e një
organi e si rrjedhojë formimin e një sasie të madhe parenkime rezerve.
Zhardhoku për antonomazi është patatja ku ky modifikim
prek disa nyje dhe ndërnyje të kërcellit nëntokësor. Tek nyejt janë të
pranishme disa katafile, gjethe rudimentare që bien herët dhe që i lëne të
zbuluar sythet sqetullore, të quajtur sy.
Rizomat
Janë kërcinj teresisht
nëntokësore te zhardhokuar që zhvillohen horizontalisht në territor duke
ndenjur gjithnjë goxha thelle nëntoke. Gjethet janë të shnderruar në katafila
të vogla të futura tek nyejt. Në sqetullat e tyre ndodhen sythet, nga të cilat
mund të zhvillohen filizat. Po tek nyejt por në anën e poshtme gjenden rrënjet.
Zakonisht në fillim të sezonit bimor, sythi i majës zhvillon një fidan të
drejtë që del nga toka dhe formon gjethe e lule, duke mos u rritur me. Rizoma
vazhdon të rritet nëntoke nepermjet sythit sqetullor. Me rralle sythi i majës
nuk del nga toka, por dalin disa sythe sqetullore që çelin gjethe e lule.
Bulbet
Modifikim ku ndodh
një zhardhokim i gjetheve dhe kërcellit. Kjo strukture tipike për
Monokotiledonët përbehet nga një kërcell i shkurtuar, për shkak të mungesës së
zhvillimit të ndernyjeve, quhet zemër, çon lart sythin e majës dhe ne baze disa
rrënje. Tek nyejt futen katafilat.
Gjembat
Gjethet dhe
kërcenjte mund të transformohen në gjemba si pasoje e klimës se ashpër dhe
thatesise. Gjembezimi i rrënjës është i veçante dhe vihen re në disa palma.
Lozet
Lozet janë tipike
për ato bime kërcelli i te cilave nuk është aq i fuqishëm sa te mund ti mbaje
ne këmbe, duke qenë se zhvillohet shumë në gjatësi e pak në diametër. Në disa
bime transformohet në loze pjesa fundore e kërcellit, ne disa të tjera i gjithë
kërcelli. Lozet rrënjore shërben për te fiksuar bimën shumë fort pas
mbështetjes. Edhe gjethet dhe bishti i tyre mund të transformohen në loze.
Heteromorfizmi
Shfaqet kur
kërcelli dhe gjethet kane forma të ndryshme ne të njëjtin individ. Një rast
heteromorfizmi janë stolonët : kërcell i shkurtuar nga ku nisin disa
kërcenj te gjate e te holle. Kane si funksion përhapjen e specjes.
Heteromorfizmi i gjethes quhet heterofili. Heteromorfizmi i rrënjës quhet
heterorizi.
Struktura anatomike e bimes
Të gjitha bimët e
larta kanë kërcell, ai është ndër organet e rëndësishme vegjetative të atyre.
Ndertimi i kercellit barishtor. Kercelli i bimeve njethelbore ka ndryshim nga
kercelli i bimeve dythelbore. Të bimet barishtore dythelbore ka tufa percuese
te vendosura ne formë rrethi. Midis floemes e ksilemes ka kambium i cili duke
prodhuar floem e ksilem largon (hap) floemen e pare nga ksilema e pare.. Për
këtë arsye këto lloj tufash quhen dhe tufa te hapura. te bimet dythelbore gjatë
gjithë jetës kercelli peson ndryshime nga te cilat pernmendet, shfaqja e
kambiumit nga qelizat parenkimatike qe ndodhet ne zonen midis dy tufave fqinje.
Ne një kohe te dytë ky kambium ndertufezor bashkohet me kambiumin e tufave dhe
formon një unaze te plotë. Nga veprimtaria e dy kambiumeve formohet floeme dhe
ksileme e re, pra formohen tufa të reja percuese qe formojne e trashin
kercellin.
Kercelli i bimeve
njethelbore (p.sh. misri) ka një numer tufash percuese te shperndara pa rregull
ne gjithë zonen e kercellit. Ato nuk permbajne kambium prandaj quhen tufa te
mbyllura dhe rrethohen nga një shtrese e indit mekanik (qelizat e
sklerenkimes), te cilat rrethoje si një kellef te gjithë pjesen e kercellit.
Gjethi është pjesë
përbërse e bimëve e cila kryen funksionin e fotosintezës.
Rrenjet janë
shfaqur gjatë procesit historik te kalimit te bimeve nga mënyra e jetese ne
toke. Të bimet me lule rrenja shfaret qe ne embrionin e fares. Prej saj
zhvillohet rrenja kryesore dhe rrenjet anesore. Të gjethe shjqiponja apo tek
urthi (Hedera helix), vihen re edhe disa rrenje ajrore qe nuk kanë lidhje me
rrenjet e vërteta . Këto rrenje qe lindin nga kercelli ose hjethet quhen rrenje
mitake. Të gjithë rrenjet e një bime formijne sistemin rrenjor te saj. Kur
rrenja kryesore është me e zhvilluar se rrenjet anesore, atëherë sistemi
rrenjor quhet boshtor.. Kur rrenja kryesore zhvillohet njelloj me rrenjet
anesore , atëherë siastemi rrenjor quhet xhufkor
Ne prerjen
gjatesore te një rrenje vihen re katër zona. 1 - maja e rrenjes me qeliza
meristematike 2 - zona e rritjes qe ndodhet mbi majen e rrenjes. 3 - zona e
qimeve thithese 4 - zona percjellese.
Të bimet dythelbore
dhe te shumë bime njethelbore, indet perberese te rrenjes vendosen ne tre
shtresa bashkeqendrore(koncentretike), ne epiderme, ne levore, edhe ne
cilindrin qendror ku ndodhen enet percuese.
Epiderma qe ndodhet
ne siperfaqen e rrenjeve të reja thith ujin dhe kriperat minerale nga toke dhe
i percjell ne indet e brendshme. Shpesh kutikula mungon ose është shumë e
holle.. Ne një zone te caktuar te renjes nga qelizat epidermike dalin disa
zgjatime te holla qe quhen qime rrenjore. Funksioni i tyre është te thithin
pjesen me te madhe te ujin dhe kriperave minerale qe merr bima nga rrenjet.
Levorja perbehet nga disa rradhë qelizash parenkimatike, te vendosura nën
epiderme. Ne këto qeliza mungojner kloroplastet. si lende rezerve permbajne
amidon dhe lende te tjera organike. përmes hapesirave nderqelizore te levores,
ne brendesi te rrenjes qarkullon lirisht oksigjeni, i nevojshem për frymarrjen.
Ne dallim nga qelizat e tjera te levores, qelizat e shtreses me ne brendesi
janë kompakte dhe nuk kanë hapësira ndrqelizore. Kjo shtrese qelizore formon
endodermen. Hapiesira midis mureve te endodermes bëhet e papershkueshme sepse
çdo qelize e endodermes qarkohet nga një shirit ose brez i dyllte qe quhet
brezi i Kasparit., i cili është i papershkueshem nga uji.. Kështu qe uji dhe
lendet tretura ne te, qe livizin lirisht rreth dhe brenda qelizave te tjera te
llevores, duhet te kalojne domosdoshmerisht nëpërmjet cipes se qelizave
endodermike. Ne ke mënyrë, cipat e qelizave endodermike lejojne jje hyrje te
kontrolluar te lendeve ne indet percuese te rrenjes. Cilindri qendror i rrenjes
perbehet kryesisht nga inde percuese ( floeme dhe ksileme). Ai qarkohet nga një
ose disa shtresa qeliza qe formojne periciklin. Nga qelizat e periciklit kanë
prejardhjen rrenjet dytesore te bimesTemperatura është një nga faktorët më të
rëndësishëm për jetën e pemëve frutore. Të gjithë proceset e ndryshme
fiziologjike realizohen vetëm në prani të një intervali të caktuara
temperaturash të ajrit, të tokës dhe të vetë bimës. Sipas vlerave të
temperaturave, varet ndjeshëm aftësia thithëse e sistemit rrënjor, intensiteti
i fotosintezës, intensiteti i frymëmarrjes, intensiteti i transpirimit dhe i
shumë proceseve të tjera fiziologjike. Në drejtimit të kultivimit dhe të
përshtatjes sa më të mirë të këtyre bimëve për kushtet e një rajoni të caktuar,
rëndësi praktike paraqesin kryesisht këto tregues:
Temperaturat
mesatare shumëvjeçare të ajrit Temperaturat minimale e maksimale absolute
Temperatura e tokës Sipas ndikimit te temperaturave në jetën e bimëve ato
klasifikohën në:
Temperatura të
Pragut të Minimumit Biologjik, Temperatura Optimale, Temperatura të Pragut të
Maksimumit Biologjik. Me temperatura të pragut të minimumit biologjik, kuptojmë
ate vlerë temperature kur bima fillon proceset foziologjike të rritjes dhe të
zhvillimit të saj. Me temperatura optimale, kuptojmë atë interval temperature,
kur rritja dhe zhvillimi i tyre bëhet krejtësisht normale. Temperatura optimale
e rritjes dhe e zhvillimit të bimëve, është e ndryshme në varësi të llojeve dhe
të stadeve të ndryshme fiziologjike të rritjes dhe të zhvillimit. Ajo lekundet
nga 24 - 280C. Në kushtet e temperaturave optimale dhe të faktorëve të tjerë
si: drita diellore, uji, ajri, etj, bimët sintetizojne më tepër lëndë organike,
që d.m.th. më shumë rritje e zhvillim në njësinë e kohës dhe më shumë prodhim
frutash e gjethesh e me cilësi për njësi të sipërfaqes. Me temperatura të
pragut të maksimumit biologjik,kuptojmë ato temperatura kur vlerat e të cilave
nëqoftëse vazhdojnë të rriten më tej, bimëve i’u fillon t’ju shkaktohen
shqetesime fiziologjike. Kjo ndikon në frenimin e rritjes dhe të zhvillimit të
bimëve. Në përgjithësi tëmperatura e pragut te maksimumit biologjik për
shumicën e pemëve frutore është deri në 350C. Por tek arroret kjo është më pak
deri në 28 0C. Një rëndësi praktike për kultivimin kanë gjithashtu edhe njohja
e dy treguesve të tjerë kryesor të temperaturave që janë: a) Shuma e
temperaturave efektive dhe b) Shuma e temperaturave aktive. Shuma e
temperaturave efektive(Tef). Kjo vlerë gjëndet nga diferenca temperaturave
mesatare të një periudhë të marrë në analize, me vlerën e temperatures së
minimumit biologjik të një bimë të dhënë, dhe kjo diference shumëzohet me
numrin e ditëve të periudhës së vegjetacionit. Kjo vlerë përcaktohet me anë të
barazimit: Tef = (Tmes - Tmb) x n, ku: Tef - është shuma e temperaturave
efektive, Tmes - është temperatura mesatare e ajrit në një periudhë të dhënë;
Tmb - është temperatura e minimumit biologjik në të cilën bima fillon rritjen e
saj dhe n është periudha vegjetative që shprehet në numër ditësh. Në bazë të
kësaj përllogaritjeje, mund të ndërtohet një grafik i tillë, i cili ndihmon të
përcaktohen pragjet e fillimit dhe të mbarimit të temperaturave efektive të një
zonë të caktuar. Shuma e temperaturave aktive (Ta). Kjo vlerë përfaqeson shumën
progresive te temperaturave mesatare ditore mbi pragun e minimumit biologjik
(Pmb). P.sh., nëqoftëse temperatura mesatare e një ditë të caktuar (Tmd) gjatë
periudhës së kultivimit është 25 0C, atëhere vlera Temperatura Aktive Ditore
(Tad), e cila shërben për të përcaktuar shumën e temperaturave aktive,
vlerësohet sipas barazimit: Tad = Tmd - Pmb. Ndërsa vlera e Shumës së
Temperaturave Aktive (Tak), gjëndet duke mbledhur vlerat e temperaturave aktive
ditore të ditës së parë, të dytë dhe kështu me radhë të gjithë ditët (n) e
periudhës së kultivimit të bimëve në një zonë të caktuar. Vlera e Tak, e gjetur
sipas barazimit: Tak = Tad1 + Tad2 + … + Tadn-1 + Tadn (d1; d2; d3;….dn); ku
d1; d2; etj, janë dita e parë e dytë e me radhë. Sipas studimeve të bera është
vërtetuar se bimët frutore gjatë një periudhë vegjetative kërkon një shume
temperaturash aktive mbi 120C, në vlerën totale rreth 2400- 26000C, të cilët
janë të ndryshme për llojet e bimëve dhe stadet e ndryshme të rritjes dhe të
zhvillimit të tyre. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave të larta. Temperaturat
e larta në mbi 350C, ndikojnë ne tharjen e lagështirës ajrore dhe gojezat e
gjetheve duke tentuar te realizojnë një vetëfreskim me anë të procesit te
transpiracionit, humbasin shumë ujë dhe në temperaturat mbi 400C, gjethet
kalojnë ne vyshkje. Vyshkja mund të jetë e përkohshme dhe e përhershme. Vyshkja
e përkohshme kalon shpejt nëse temperaturat e mbasditës fillojnë dhe ulën dhe
nëse toka ka vlagën e duhur. Nëse lagështira e duhur në tokë mungon, atëhere
edhe pse temperaturat e mbasditës ulën, përsëri gjethet nuk e marrin vetën. Ky
proces shoqërohet me përkeqësimin e bimës. Për të mbrojtur vetën, bimët në
fillim bëjnë rrëzimin e parakohshem të frutave që akoma nuk janë pjekur, nëse
frutat janë në fazën e pjekjes, atëhere cilësia e tyre është shumë e ulet (më
pak lëng, pak sheqer dhe të tjera komponentë ushqimore). Gjethet kanë pak
ardhangi/ lagështirë dhe sasia e prodhimit dhe cilësia ushqimore bie ndjeshem.
Nëse thatesira dhe tëmperaturat e larta vazhdojne, atëhere do të bien edhe
gjethet. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave te uleta.Nëse gjatë Pranverës
temperaturat e ajrit zbresin papritur ne -1 deri në -1,5 0C (nën zero), atëhere
sythet e çelura (me lule ose me gjethe) dëmtohen rendë. Nëse gjatë periudhës së
qetësisë dimërore, temperaturat e uleta zbresin më poshtë se vlerat përkatëse
te rezistencës, atëhere në fillim fillojnë të dëmtohen sythat, pastaj degëzat
njëvjeçare e më pas gradualisht në ato dy vjeçare e me radhë. Me qëllim që
efekti dëmtues i bimëve frutore te ulet ne minimumin e mundshem, rëndësi ka që
plantacioneve te trajtohen me një serë masash agroteknike, ku disa nga këto
janë: i) Është shumë e rëndësishme të aplikohet një sistem i kombinuar plehrimi
(NPK). Kjo shërbën që sythat, degëzat te kalojnë shpejt fazat e zhvillimit dhe
në dimër të kenë hyrë në gjëndje te “pjekur”. ii) Te zbatohet një sistem ujitje
pa e tepruar me qëllim që në fazat e fundit te vegjetacionit, të mos stimulohet
vazhdimi i vegjetacionit apo dalja e filizave të rinj. iii) Te merren masa për
një sistem të mirë kullimi (sistemi i drenazhimit është më i përsosur), etj.
Indet bimore
Indet meristematike
Një mënyre për të
klasifikuar këto inde është grupimi i tyre në bazë të vendndodhjes së tyre në
bime ; kështu dallojmë meristemat e majës
që ndodhen në maje të kërcellit dhe rrënjës, meristemat anësore
që ndodhen paralel me sipërfaqen e organeve ku gjenden dhe meristemat e
ndërmjetme. Por ekziston dhe një klasifikim që i ndan në meristema
paresore, ato që e kanë prejardhjen të drejtpërdrejte nga qelizat meristematike
te embrionit, dhe në meristema dytësore, ato qe vijnë nga qelizat tashme të
rritura por që përvetësojnë veti meristematike.
Indet e rritura
E kane prejardhjen
nga diferencimi i indeve meristematike, kanë qeliza goxha më të mëdha se ato të
indeve meristematike. Kjo sjell që citoplazme përqendrohet afër murit si një
shtrese e holle. Muri, pak a shumë i shpeshte, varet nga indi në ind, shfaq
gjithmonë përvec murit parësor edhe një dytësor. Në disa inde si tek tapa apo
tek druri në fazën e rrijes citoplazma përthithet krejtësisht prandaj qelizat
kanë vetëm mur. Qelizat që kanë vetëm mur quhen qeliza të vdekura.
Sistemi thelbësor
Indet parenkimatike
Është indi më i
përhapur në bimë dhe nga ana morfologjike ma pak i diferencuari. Ky ind kryen
të gjitha aktivitetet metabolike : që nga fotosinteza, deri tek rezervimi,
frymëmarrja, sinteza e proteinave dhe e gjithë molekulave te tjera të nevojshme
për jetën e bimës. Gjithashtu me zgjerimin e qelizes, ushtron funksion
mbështetës për kërcej apo gjethe të përmasave të vogla apo organeve të reja.
Hapësirat qelizore të këtij indi lejojnë ajrosjen, pra shkëmbimet e gazrave ne
bime. Gjethet janë të ndërtuara kryesisht nga parenkima ; organet e
rezervimit, endosperma e farave, rrënjët etj përbehen kryeshit nga indi parenkimatik.
Indi parenkimatik mund ta ketë prejardhjen si nga meristemat e majës ashtu nga
ato anësore. Qelizat parenkimatike kanë mur celulozo-pektik zakonisht jo shumë
të shpeshte, një vakuol te madh qendror që zë rreth 90 % te vellimit
qelizor dhe ne citoplazem gjenden organe përgjegjëse për aktivitetin metabolik
të qelizes. Shpesh janë të pranishme hapësira qelizore shumë të zhvilluara aq
sa mund të formojnë boshllëqe, sic vihet re në disa lloje gjethesh. Ne baze të
aktivitetit fiziologjik që kryejnë, dallohen disa tipe parenkime. Indet e rritura ndahen në:
inde mbrojtëse(mbuluese),inde parenkimore(themelore),inde
mekanike(mbështetëse), inde përquese(transportuese) dhe inde sekretore(tahitëse).
Sistemi mekanik
Sistemit thelbësor
i bashkëngjiten elemente mekanike që kanë funksion mbështetesh si kolenkima e cila është parenkime me mure të
trashura dhe sklerenkima e cila
ka një funksion mbështetesh më të spikatur me murra shumë te shpeshta e të
drurezuar. Funksioni i tyre është ti bëjnë te mundur bimës qëndrimin ne këmbe
dhe pasjen e një forme te caktuar. Ne bimët tokësore, ku rritja e qelizes nuk
është e jaftueshme, pranija e këtyre indeve siguron aktivitetin normal jetësor
te bimës. Ato shmangin që humbjet e e tepërta te ujit, sic ndodh shpesh gjatë
verës, të vyshkin organet.
Sistemi përcjellës
Përbehet nga inde
që kanë si detyre të transportojnë ujin, jonet dhe molekulat organike në pjesë
të ndryshme te bimës. Transportimi i ujit dhe joneve organike fillon nga rrënja
ku përthithen, vazhdon në pjesët ajrore te bimës, ndërsa substancat organike që
përpunohen në gjethe shpërndahen neper të gjithë bimën. Përgjithësisht uji dhe
kripërat sillen nga indi drunore ose
ksilema, nga rrënja drejt gjetheve, ndërsa lendet e përpunuara, te
transportuara nga indi shoshor ose
floema, nga gjethet në pjesët e tjera të bimës, ku përdoren ose
magazinohen. Si druri dhe shosha janë inde qe përbehen nga shumë qeliza.
Sistemi tegumental
Janë inde mbrojtës
që veshin gjithë sipërfaqen e jashtme të bimës dhe që rregullojnë shkëmbimet e
gazrave mes ambienteve të brendshëm e të jashtëm. Këto inde mbrojnë bimën nga
tharja, nga veprimi i agjenteve atmosferike dhe nga sulmet e paraziteve. Në
sistemin tegumnetal bëjnë pjese indet që veshën pjesën ajrore te bimës (epiderma dhe tapa)
dhe indet e rrënjës (rizoderma, ekzoderma dhe endoderma).
Strukturat sekretuese
Në të kaluarën
është debatuar mbi rendësine e këtyre substancave qe quhen metabolite
dytësore ; nëse këto ishin jashtëqitje të bimës apo sekrecione.
Momentalisht mendohet që janë sekrecione që prodhohen enkas nga bima për të
tërhequr insektet për polenizimin ose për të mbrojtur nga kashet barngrenese,
ose si reagim ndaj një sulmi parazitar. Këto lende sekretohen nga citoplazma dhe
zakonisht mblidhen në vakuole, sic ndodh për shumë alkaloide etj. Por në shumë
raste metabolitet dytësore prodhohen, vecohen dhe mblidhen në disa struktura të
veçanta që quhen struktura sekretuese. Duhet nënvizuar që zakonisht sekretimi
nuk ndërtohet vetëm nga një përbërje, por nga disa, madje me natyra të ndryshme
midis tyre. Sekretimi mund të përbëhet nga metabolite dytësore por dhe nga
produkte të metabolizmit parësor ose nga lende të cilat bima i ka me teprice.
Si për shembull nektaret që çlirojnë polisakaride. Nga ana citologjike qelizat
sekretuese paraqesin invaginime të shumta të membranës qelizore për të rritur
sipërfaqen e saj të jashtme dhe